Aksidentohet një autoblindë e Policisë në veri, dyshohet për 8 policë të lënduar – këto janë detajet e fundit

Kronikë e zezë

Aksidentohet një autoblindë e Policisë në veri, dyshohet për 8 policë të lënduar – këto janë detajet e fundit

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 20:42 Përditësuar në ora: 21:10 më 13.12.2024
Foto ilustrim

​Policia deklarohet për aksidentin e mjetit policor në veri

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin në orët e mbrëmjes të një mjeti blindë të policisë në veri.

Veton Elshani nga Drejtoria rajonale e policisë në Mitrovicë të Veriut ka konfirmuar për KosovaPress se bëhet fjalë për një vet-aksident.

Rreth orës 20:00, në fshatin Grabovc ka ndodhur një vet-aksident, ku është involvuar një mjet i blinduar i policisë dhe disa policë. Ka të lënduar, por gjendja e tyre është stabile, sipas mjekëve.

Të lënduarit janë në spitalin rajonal Mitrovica Jugu”, ka thënë Elshani, duke mos bërë të ditur numrin e policëve të lënduar.

E rëndë: Aksidentohet një autoblindë e Policisë në veri, dyshohet për 8 policë të lënduar

Një incident i rëndë ka ndodhur orët e vona në veri, ku një autoblindë e Policisë së Kosovës është aksidentuar, duke u shkaktuar lëndimin e disa zyrtarëve policorë.

Siç merr vesh Media, aksidenti ka ndodhur pasi autoblinda e Policisë ka rënë nga një urë, me ç’rast janë lënduar 8 zyrtarë policorë.

Media po ashtu mëson se të lënduar tashmë janë duke u dërguar në Spital për të marrë trajtimin mjekësor.

Gazeta do të iu mbajë të informuar për detajet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat