Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin në orët e mbrëmjes të një mjeti blindë të policisë në veri.
Veton Elshani nga Drejtoria rajonale e policisë në Mitrovicë të Veriut ka konfirmuar për KosovaPress se bëhet fjalë për një vet-aksident.
“Rreth orës 20:00, në fshatin Grabovc ka ndodhur një vet-aksident, ku është involvuar një mjet i blinduar i policisë dhe disa policë.
Ka të lënduar, por gjendja e tyre është stabile, sipas mjekëve. Të lënduarit janë në spitalin rajonal Mitrovica Jugu”, ka thënë Elshani, duke mos bërë të ditur numrin e policëve të lënduar.