Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës, por pa pasoja në njerëz.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 18:30 në Prishtinë.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës, por pa pasoja në njerëz”, thuhet në raport.
I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë, një gëzhojë dy karikatorë dhe katër pako me nga 50 copë fishekë (200 fishekë).
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.