Një burrë është plagosur dy ditë më parë në Podujevë nga persona të panjohur.
Sipas policisë, ende nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.
Sakaq i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Tretman mjekësor ka kërkuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti ishte plagosur me armë zjarri nga person/a të dyshuar të pa njohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.