Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy ish-pjesëtarë të saj në Zubin Potok.
Rasti bëhet i ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ndërsa të dyshuarve i janë gjetur uniforma, armë e dokumente.
Lexoni të plotë raportin e policisë:
Zubin Potok / 13.12.2024 – 12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (ish pjesëtar i Policisë së Kosovës) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar disa pjesë të uniformes së Policisë së Kosovës, si dhe një armë gjuetie me leje të skaduar me 50 copë fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Zubin Potok / 13.12.2024 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ( ish pjesëtar i Policisë Kosovës) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e ti janë gjetur dhe konfiskuar: Një uniformë e, një folder me dokumente dhe një shtëpizë e kompjuterit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.