Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
Media mëson se së fundmi, një nënë nga Gjakova ka kërkuar ndihmën e Policisë, për gjetjen e vajzës së saj të mitur.
Ajo ka raportuar se vajza e saj 13-vjeçare është zhdukur që nga dita e enjte.
Me datën 12 dhjetor, e mitura ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më.
Nëna gjakovare ka thënë se që nga dita e enjte nuk kanë asnjë informacion për vendndohjen e vajzës së tyre 13-vjeçare.
Ndërkaq, Policia tashmë ka ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me këtë rast.