​Qytetari i Serbisë tenton të hyjë në Kosovë me mijëra euro të padeklaruara

Kronikë e zezë

​Qytetari i Serbisë tenton të hyjë në Kosovë me mijëra euro të padeklaruara

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Një shtetas i Serbisë me inicialet J.D, ka tentuar të hyjë mbrëmë në Kosovë me 12.240 franga, të padeklaruara në pikën kufitare në Bërnjak.

Sipas Policisë, gjatë kontrollimit të hollësishëm të Policisë Kufitare dhe Doganës së Kosovës, të një automjeti, me targa të Serbisë (NP), me vozitës (J.D.) shtetas i Serbisë, janë hasur në 12.240 franga zvicerane, kartëmonedha të padeklaruara.

Mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme.

Detaje tjera nuk u japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat