Policia e Kosovës ka njoftuar për një vetë-aksident në orët e vona të së premtes në Prishtinë.
Policia në raportin 24-orësh bëri të ditur aksidenti ka ndodhur në ora 23:24.
“Rr. e Shkupit, Prishtinë 13.12.2024 – 23:24. I dyshuari mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasoj ka shkaktuar vetë aksident dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raport.
Rasti nën hetime.