Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në rrugën Lipjan -Prishtinë, sot rreth orës 18:00.
Zëdhënësja e Policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 18:00 në rrugën Lipjan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete”.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.