Dy burra kanë raportuar në polici se derisa ishin në punë në Graçanicë, persona të panjohur iu kanë vjedhur paratë e pazarit.
Policia lidhur me rastin ka nisur hetimet.
“Dy ankues m/k, punëtorë kanë informuar se persona të pa njohur me forcë kishin hapur automjetin e punës dhe kishin vjedhur një çantë, në të cilën kishte shumë të konsiderueshme të parave.
Sipas ankueseve, parat ishin pazari i mbledhur nga furnitorët. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.