Arrestohet 19-vjeçari në Shtime, i kapet një armë

Kronikë e zezë

Arrestohet 19-vjeçari në Shtime, i kapet një armë

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Një 19-vjeçar është arrestuar në fshatin Topillë të Shtimes, pasiqë i njëjti është kapur me një armë zjarri.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ku I dyshuari së bashku me dy persona të tjerë ndodhej në një vilë në fshatin Topillë të Shtimes, ku ishte vërejtur duke ekspozuar armën.

“Njësia e Hetimeve, e mbështetur nga ekipet reaguese dhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Gjatë këtij operacioni, i dyshuari ka tentuar të largojë armën duke e hedhur jashtë rrugës nga automjeti. Pas një kontrolli të zonës nga ana e policisë, arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”.

“I dyshuari E. A, 19 vjeç është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, sipas detyrës zyrtare dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat