Policia e kap 34-vjeçarin me armë ilegale në veturë, përfundon në Polici

Kronikë e zezë

Policia e kap 34-vjeçarin me armë ilegale në veturë, përfundon në Polici

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ata shpesh kapen në flagrancë me armët, me të cilat sillen lirshëm.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë, teksa një njësi policore po patrullonte dhe ndaloi për kontroll një veturë.

Media mëson se gjatë kontrollit policor, Policia ka gjetur një armë zjarri – që i dyshuari 34-vjeçar e mbante pa autorizim.

Arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa i dyshuari është arrestuar e shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në 7.500 euro ose me burgim deri në 5 vjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat