Dhunë fizike e psikike: Gruaja nga Malisheva rrëfen në Polici keqtrajtimin nga burri, kërkon ndihmë

Kronikë e zezë

Dhunë fizike e psikike: Gruaja nga Malisheva rrëfen në Polici keqtrajtimin nga burri, kërkon ndihmë

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje. Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë.

Për një rast të tillë ka rrëfyer në Polici një grua nga Malisheva, e cila e denoncoi bashkëshortin e saj.

Media mëson se në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë thuhet se në vazhdimësi ka përjetuar dhunë fizike e psikike nga burri, duke i shkaktuar shqetësim e frikë të madhe.

Rasti i fundit që eskaloi e shtyu atë ta njoftojë Policinë, ku edhe rrëfeu se si bashkëshorti e ka sharë, ofenduar dhe e ka nxjerrë nga shtëpia me kërcënime.

Si rezultat, Policia ka arritur që ta sigurojë prezencës e të dyshuarit, i cili u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij dhe inicimin e rastit për veprën “Dhunë familje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat