Arrestohet një 18-vjeçar për të shtëna me armë në Prishtinë

Kronikë

Arrestohet një 18-vjeçar për të shtëna me armë në Prishtinë

Më: 11 gusht 2025 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një 18-vjeçar të dyshuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë.

I dyshuari me inicialet  O. B., shtetas kosovar, u identifikua nga njësitë policore të stacionit Veriu dhe u intervistua në cilësinë e të dyshuarit.

“Me vendim të prokurorit, ai u dërgua në mbajtje.

Ndërsa ndaj tij u hap rast për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”, thuhet tutje në njoftimin për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat