Shtiu me armë zjarri në aheng familjar, arrestohet 38-vjeçari në Shtime

Kronikë

Shtiu me armë zjarri në aheng familjar, arrestohet 38-vjeçari në Shtime

Më: 11 gusht 2025 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Policia e Shtimes dje pasdite intervenoi në një aheng familjar në rrugën “Adem Jashari” pas raportimeve për të shtënat me armë zjarri.

Në vendngjarje, autoritetet identifikuan dhe arrestuan personin e dyshuar, 38-vjeçarin N.R., i cili pranoi se kishte shtënë tri herë me pistoletë.

Arma u konfiskua menjëherë nga policia.

Pas intervistimit në prani të avokatit dhe me urdhër të prokurorit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon te qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve gjatë festimeve, duke theksuar rrezikun e lartë për jetën dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve.

“Gëzimet le të festohen me zemër, jo me armë!” –  thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat