Policia jep detaje rreth vrasjes në Llapashticë të Podujevës

Kronikë

Policia jep detaje rreth vrasjes në Llapashticë të Podujevës

Më: 6 shtator 2025 Në ora: 20:50
Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete sonte rreth orës 19:30 në Llapashticë të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për kp, se rreth orës 19:30 kanë marrë informatën për të shtëna me armë në Llapashticë.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasur në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave në lidhje me rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat