Plagoset një person në Drenas

Kronikë e zezë

Plagoset një person në Drenas

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Drenas- Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas pasi ishte plagosur në këmbë nga një i dyshuar.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:00 dhe u iniciua si “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

“Gllogoc / 13.10.2025 – 19:00. Viktima mashkull kosovar kishte kërkuar tretman mjekësor në QKMF Drenas pasi I njejti kishte marr plage ne kembe dyshohet nga arma e zjarrit nga nje person I panjohur.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të cilin rast është njoftuar prokurori, I cili ka urdheruar fillimin e hetimeve. Viktima me pas është dërguar në QKUK për vazhdim te tretmanit mjekësor”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat