Godet policin gjatë tentativës për t’i shpëtuar kontrollit, arrestohet i dyshuari në Klinë

Kronikë e zezë

Godet policin gjatë tentativës për t’i shpëtuar kontrollit, arrestohet i dyshuari në Klinë

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një automjet që u përpoq të shmangte një kontroll policor në qytetin e Klinës. Ngjarja ndodhi të hënën rreth orës 11:40, kur njësiti policor kishte ndaluar një veturë në kuadër të detyrave të rregullta të kontrollit rrugor.

Sipas Policisë së Kosovës, shoferi i automjetit të ndaluar refuzoi t’i nënshtrohej kontrollit dhe, në momentin që iu komunikua kërkesa zyrtare, ai ndezi veturën me vrull dhe u largua nga vendi, duke goditur njërin prej zyrtarëve policorë.

Polici i lënduar ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari u identifikua dhe arrestua pas veprimeve të menjëhershme hetimore nga autoritetet.

“Klinë / 13.10.2025 – 11:40. Është raportuar se njësiti policor deri sa ishte në kryerje të detyrës zyrtare kanë ndaluar një automjet dhe pasi i është kumtuar se duhet ti nënshtrohet kontrollit policor, i dyshuari me vrull ka nisur veturën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke I shkaktuar lëndime trupore zyrtarit policor, I cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të përballet me akuzat për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, si dhe shkaktim të lëndimeve trupore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat