Graçanicë: Në gjendje te dehur sulmoi një grua dhe kanosi disa persona, arrestohet

Kronikë

Graçanicë: Në gjendje te dehur sulmoi një grua dhe kanosi disa persona, arrestohet

Më: 12 mars 2026 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar në Graçanicë, nën dyshimin se në gjendje të dehur kishte sulmuar një grua, e më pas kishte kanosur edhe disa persona të tjerë.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në gjendje të dehur fillimisht ka sulmuar viktimën femër dhe më pastaj ka kanosur edhe persona të tjerë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat