​Arrestohen dy persona për 27 vjedhje të rënda

Kronikë

​Arrestohen dy persona për 27 vjedhje të rënda

Më: 12 mars 2026 Në ora: 18:50
Policia e Kosovës

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në një seri vjedhjesh të rënda në kryeqytet.

Sipas Policisë, të dyshuarit, A.D., 47 vjeç, dhe H.M., 48 vjeç, dyshohen për kryerjen e 27 veprave penale të tipit “vjedhje e rëndë”.

Hetimet intensive hetimore dhe operative kanë mundësuar sigurimin e provave materiale që lidhin të dyshuarit me rastet e dyshuara. Gjatë kontrolleve në vendbanimet e të dyshuarve janë sekuestruar prova materiale që lidhen me veprat penale, ndërsa janë ndërmarrë edhe masa të tjera hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit për të ndriçuar plotësisht rastet.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për nevoja të hetimit të mëtejshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat