24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Kronikë

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Më: 15 mars 2026 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së djeshme, sipas të cilit nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.

Ndërsa 24 aksidente kanë rezultuar me të lënduar dhe 41 me dëme materiale.

Gjatë ditës së kaluar, autoritetet kanë shqiptuar gjithsej 2,013 tiketa trafiku.

Në kuadër të masave policore, 24 persona janë arrestuar, 5 janë mbajtur në stacionet policore, 1 person ndodhet në ndalim policor, ndërsa 6 të tjerë janë duke vuajtur dënimin. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat