Një i mitur është arrestuar pak para mesnatës së të dielës, në rrugën për një Bjeshkën e Radushës në Istog, pasi në veturën që po e ngiste iu gjet një karikator i armës AK 47 me 29 fishekë, e pak më vonë edhe një pushkë e tillë automatike.
Paraprakisht, ai nuk iu ndal policisë, kur këta e urdhëruan ta bëjë një gjë të tillë.
Megjithatë, I mituri u kap, pak më vonë.
Edhe pasi e ndaloi dhe e arrestoi, policia vazhdoi me kërkimet e veta.
“Gjatë kontrollit të terrenit në afërsi është gjetur një armë automatike AK 47 me karikator dhe 19 fishekë që dyshohet se është hedhur nga vetura nga i dyshuari”, bën të ditur policia.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit në prezencë të prindit dhe avokatit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 24 orësh ndërsa rasti i tij po trajtohet si armëmbajtje pa leje.