S’e pagoi gjobën prej 500 euro, ndalohet në kufi dhe dërgohet në burg për 25 ditë

Kronikë

S’e pagoi gjobën prej 500 euro, ndalohet në kufi dhe dërgohet në burg për 25 ditë

Më: 13 prill 2026 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Një qytetar nga Prishtina ka përfunduar në paraburgim pasi nuk kishte paguar një gjobë të shqiptuar nga gjykata, e cila më pas i ishte shndërruar në dënim me burg.

Ngjarja ka ndodhur më 12 prill rreth orës 15:45 në Pikën Kufitare Hani i Elezit.

Siç mëson media, gjatë kontrollit dhe verifikimit nga policia kufitare, personi Adnan Rexhepi rreth 33 vjeç ka rezultuar me urdhëresë aktive për ndalim dhe dërgim në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Sipas të dhënave, ndaj tij ishte shqiptuar një gjobë prej 500 euro nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “Kanosje”, por për shkak të mos pagesës, ajo ishte shndërruar në dënim me burg në kohëzgjatje prej 25 ditësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat