Vjehrra rrah renë në Lipjan, viktima shkon te familja e saj

Kronikë

Vjehrra rrah renë në Lipjan, viktima shkon te familja e saj

Më: 15 maj 2026 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Në qytetin e Lipjanit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndodhur një rast i dhunës në familje mbrëmjen e së enjtes.

Sipas raportit 24-orësh, dyshohet se vjehrra ka ushtruar dhunë ndaj viktimës, konkretisht resë së saj.

“E dyshuara është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, e njëjta është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa viktima është dërguar tek familja e saj.

Rasti është nën hetime”, thotë PK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat