Graçanicë: Nën ndikimin e alkoolit djali largon nënën nga shtëpia

Kronikë

Graçanicë: Nën ndikimin e alkoolit djali largon nënën nga shtëpia

Më: 15 maj 2026 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Mëngjesin e së enjtes është raportuar se në Graçanicë një burrë, nën ndikimin e alkoolit, ka shqetësuar dhe ka larguar nënën e tij nga shtëpia.

Sipas Policisë së Kosovës përmes raportit 24-orësh, lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Graqanicë 14.05.2026-07:00. Raportohet se një mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit e ka shqetësuar dhe e ka larguar nga shtëpia nënën e tij.

Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thotë PK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat