Qytetarit në Mitrovicë të Veriut i vidhet zarfi me para në kafeteri

Kronikë

Qytetarit në Mitrovicë të Veriut i vidhet zarfi me para në kafeteri

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Një rast vjedhjeje është raportuar në mesditën e së premtes në Mitrovicë të Veriut, ku një qytetari i është marrë një zarf me para të gatshme derisa po qëndronte në një kafeteri.

Policia ka dalë me detaje për rastin në raportin 24-orësh.

“Është raportuar se derisa ankuesi mashkull ishte duke qëndruar në një kafiteri, një person i dyshuar i panjohur kishte arritur t’i marrë një zarf mbi tavolinë ankuesit në të cilën kishte para të gatshme dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”.

Rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”, ndërsa menjëherë është njoftuar prokurori kompetent.

Hetimet janë duke vazhduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat