Goditet nga vetura një këmbësor në Prishtinë

Kronikë

Goditet nga vetura një këmbësor në Prishtinë

Më: 16 qershor 2026 Në ora: 13:16
Fotoilustrim

Një person është goditur nga vetura këtë të martë në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Rasti  u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për Kryeqytet, Enis Pllana.

Ai tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Enver Maloku në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat