Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë në Gllogoc.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 nëntor 2026, rreth orës 20:20, kur një i dyshuar mashkull kosovar, dyshohet se me veturë ka goditur një person tjetër, transmeton "Bota sot".
Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Pas marrjes së tretmanit mjekësor, ai është liruar.
Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.