Arrestohet një burrë në Prishtinë, dyshohet se ofendoi dhe përndoqi një grua

Kronikë

Arrestohet një burrë në Prishtinë, dyshohet se ofendoi dhe përndoqi një grua

Nga: A.M. Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 08:40
Fotoilustrim

Një rast i ngacmimit është raportuar në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka ofenduar dhe përcjellë një grua gjatë rrugës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 nëntor, rreth orës 19:00, transmeton "Bota sot".

Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka ofenduar dhe përcjellë viktimën femër kosovare.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat