Moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin në vend.
Në qarkun e Kukësit, ka reshje shiu me intensitet të ulët dhe reshje bore në lartësinë mbi 450 m, ku në Shishtavec trashësia e saj shkon deri në 50 cm.
Si pasojë e këtyre kushteve të motit të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe ngricave duke krijuar vështirësi në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore.
Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
Disa zona kanë probleme me furnizimin me energji elektrike, si Njësia Administrative Tropojë, Fshatrat Zogaj, Kepeneg, Bytyq, Bashkia Tropojë, Golaj, Bashkia Has, Bushtricë, Grykë-Çajë, fshatrat Gdheshtë e Pistë, Adm Malzi, Bashkia Kukës.