I gjithë territori i Qarkut Kukës gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe reshje bore në lartësinë mbi 800 m.
Si pasojë e këtyre kushteve të motit të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe borës duke krijuar vështirësi në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore.
Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet normalisht me energji elektrike, përveç fshatrave Dragobi, Valbonë, Nj Adm Margegaj, Bashkia Tropojë. Nj Adm, Kolsh dhe Surroj, Bashkia Kukës.