Burokrati

Kultura

Burokrati

Nga: Sevdail Hyseni Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 10:26
Karikatura marrë nga interneti

“Në derë të burokratit

Shkruan parullë e vjetër:

- Për çdo punë të vogël

Eja një ditë tjetër!”

Por për “demokratin”

Flet parullë e re:

- Eja kur të duash

Veç a je me ne!

Zyra mbushur letra

Palë - palë në sirtar,

Te dera presin në rend

Me dhjetëra qytetarë.

Presin, thjesht, një firmë

Mbi letrën zyrtare,

Për shumë hallexhinj,

Pa një zgjidhje fare.

Në kafene vonohet

Për ditë, çdo mëngjes,

E dosjet qëndrojnë

Në pritje pa shpresë.

Konferencat flasin

Për reforma e transparencë,

Por, pas derës në heshtje,

Ngelet plani ekselencë.

Plot humor dhe ironi,

Është fytyrë e burokracisë,

Kjo krijesë në letër jeton çdo ditë,

Për të vonuar ritmin e shoqërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat