Atdhetari Ahmet Selaci deri në vdekje për lirinë e atdheut

Kultura

Atdhetari Ahmet Selaci deri në vdekje për lirinë e atdheut

Nga: Sami Arifi Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 15:00
Atdhetari Ahmet Selaci

Me kapitullimin e mbretërisë së Jugosllavisë, në vitin 1941, Atdhetari, Ahmet Selaci, zgjidhet kryetar i komunës në Bare, ai këtë obligim e kreu me përgjegjësi të të lartë deri në vitin 1944, duke e udhëhequr edhe luftën që u zhvilluan në Kollashin, Shalë të Bajgorës, Pazarit të Ri, Rozhajë, Tutin e deri në Bihor.

Atdhetari Ahmet Selaci, u lind më 1894 në fshatin Selac të Shalës së Bajgorës. Rrjedh nga një familje, atdhetarësh, gjysh e katragjysh e kishin, në brendinë e tyre, atdhetarin, burrërinë dhe besën.

Atdhetari, Ahmet Selaci, mori pjesë në tetor të vitit 1944 në Kuvendin që u mbajt në fshatin Kovaçicë të Shalës, në të cilën u morë qëndrimi që të formohen grupe, çeta, njësi vullnetare, si dhe të bëhet mobilizimi i popullatës në disa zona të Shalës e më gjerë.

Atdhetari Ahmet Selaci në tërësi përkrahu vendimet e Komitetit Qendror të Lidhjes së dytë të Prizrenit të mbajtur nga data 16 deri më 20 shtator të vitit 1943.

Në Kuvendi i Vidishiqit (25 janar 1945), Kuvendi i Mrizishtës (mes Kovaçicës dhe Vesekovcit) 11 gusht 1946 etj, ku ndikim të dukshëm gjatë viteve 1941-1945 patën personalitetet si: Ahmet Selaci, Bislim Bajgora, Mehmet Rexhep-Selaci, Riza Rexhep Selaci, Imer Tahir Selaci, Bajram Mehmet Selaci, Mursel Igrishta, Tafil Pajaziti, Asllan Isufi, Faik Boletoni, Ukshin Kovaçica, Adem Hetem Voca, Mulla Mustafa, Kadri Bistrica, Rexhep e Rifat Dedia, Haradin Vidishiqi, Qerim Ibrahim Shupkovci, Shaban Mujani, e shumë të tjerë.

Atdhetari, Ahmet Selaci, ishte anëtar i Shrabit Suprem të Forcave Ushtarake të Lëvizjes që komandoheshin nga Shaban Palluzha, Ahmeti ishte anëtar i LNDSH-për Shalë së që vepronte në ilegalitet në bashkëpunim me Ymer Berishën, Ajet Gërgurin, Gjon Serreçin e të tjerë. Ahmeti ishte pjesëmarrës i Kongresit të IV-të të Komitetit të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH) i cili ishte mbajtur në Kosmaç më 1946, më saktësisht më 11 gusht, ku, atdhetari Ahmet Selaci emrohet komandant i Divizionit të Ibrit, njëherit edhe udhëheqës kryesor i rezistencës së fortë në Batahirë, te bunkeri Kozmatika, në të cilë rezistencë atdhetari Ahmet Selaci bie dëshmor, më 12 shkurt të vitit 1947.

Lavi jetës dhe veprës, së heroit Ahmet Selacit, dhe të gjithë të rënëve për lirinë e atdheut!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat