Librin e dytë i titulluar “Ëndrra të thyera” të autorit Xhavit Çtaku jo vetëm që e kam lexuar e rilexuar, por këtë roman nganjëherë e marrë edhe me veti për t’i treguar edhe të tjerëve se si duhet të shkruhet e krijohet bukur në letrat shqipe. Libri i këtij krijuesi të mirëfilltë me shoqëroj dy herë edhe gjatë qendrimit tim në spital, ku pata dy operacione të vështira dhe sikur me lehtësonte dhimbjet kur e shihja këtë vepër që përmbajtja e saj dhe mënyra e zhdërvjelltë e të shkruarit më bëri që t’i lë menjëanë vështirësitë që kisha pasur gjatë intervenimeve kirurgjike. Gjatë përurimit të këtij libri në fjalën time autorit i thash: “Do të shkruash edhe libra të tjerë që do të vlerësohen nga lexuesit dhe kritika letrare, por “Ëndrrat të thyera” do të mbetët kryeverpra e tij për shkak të nivelit të lartë artistik që përmbanë dhe është shkruar romani. Në fakt, në këtë libër autori riprodhon një mori kujtimesh të ruajtura në mënyrë të devotshme të ngjarjeve që lidhen me të kaluarën jo fort të largët, të një historie të zakoneve të mbrapshta të trasheguara që përpin fate njerëzish, por edhe familje të tëra, siç ishte rasti i familjes Caka, e cila pati peripeci të shumta deri në vdekjen e të gjithë anëtarëve të saj, të gjitha të gjinisë femërore. Atyre iu mohua të jetojnë në shtëpinë dhe truallin e tyre pas vdekjes së mashkullit të vetëm me arsyetimin se familja pa një burrë brenda saj nuk mund të quhet tamam familje. Xhavit Çitaku në këtë vepër të çmuar përshkruan shumë detaje të dhimbshme mbi ndjenjat e veçanta të secilit prej tyre: vuajtje, dashuri, fejesa pa miratimin e jetimeve, vdekje etj.
Histori dashurore e shndërruar në një tip të veçantë në zhanrin romantik
Krijuesi Xhavit Çitaku edhe në librin e tij të tretë me radhë i titulluar “Lotët e pendimit”, shpërfaq një vibrim të ri dhe një realizim me vlera të larta artistike. Përmbajtja e romanit ka parasysh temën e dashurisë, e cila me një stil të veçantë, që nuk është parë deri me tash, nga autori përshkruhet çdo detaj nga fillimi e deri në përfundimin e kësaj vepre shumë interesante. Pra, me stilin e tij të veçantë dhe mënyrën origjinale të rrëfimit Xhavit Çitaku po tregon një talent të rrallë në zotërimin e temës, e cila është realiste, që ta kujton realizmin magjik, me personazhe fantastike, përshkruar nga një model modern shumë interesant të rrëfimit romantik, me gjuhë të gjallë e të larmishme, po ashtu. Pra autori i këtij libri ka një ritëm të shtruar dhe stil modern të të rrfyerit, që këtë histori dashurore e shndërrojnë në një tip të veçantë në zhanrin romantik. Rrëfimet në këtë libër janë të qendisura me një mjeshtri dhe talent të spikatur të këtij krijuesi, në të cilin gërshetohen kaq bukur dhe kaq holl dashuria e krijuar ndërmjet një gruaje të martuar dhe një burri që kishte dështuar disa herë në martesat e tij si dhe trishtimi që sjell mosrealizimi i ëndrresë së tyre për të vazhduar jetën së bashku. Në të vërtetë, Edita, 47 vjeç, dhe Bekimi, 52 vjeç, pavarësisht moshës së tyre, në shikim të parë dashurohen aq shumë sa që për katër ditë, sa zgjati romanca e tyre, harruan çdo gjë çfarë sillej rreth tyre, bile edhe thashethemët që do të mund të përhapeshin, me të vetmin qëllim që të shfrytëzojnë lirshëm këtë aventurë jo fort të zakonshme, por që në të vërtetë u bë e jashtëzakonshme. Ishte një etje për ta jetuar dashurinë në të gjitha dimensionet e saj. Kjo ndodhi kur burri i Editës, Agroni, nuk ishte në shtëpi. Ai kishte shkuar për vizitë tek fëmijët e tij që studionin jashtë Kosovës. Bekimi ishte mësimdhënës në shkollë të mesme dhe i pasionuar shumë pas fotografisë dhe artit dramtik. Në lagjën ku banonte Edita me familje, Bekimi kishte shkuar për t’u takuar me një mik të tij dhe duke mos e gjetur shtëpinë e tij, si me pahir, futët në oborrin e saj dhe për një “sekond” ndizën fort ndjenjat e dashurisë për të arritur deri në atë nivel që do të mund të përfundonte në bashkimin e tyre të përjetshëm. Mirëpo, Edita përballon edhe këtë sfidë të jashtëzakonshme dhe për hirë të fëmijëve,dashurisë ndaj tyre, por edhe burrit të saj, nuk pranon ofertën e Bekimit që të ikin së bashku në një shtet tjetër eurpian. Këtë vendim të Editës e tumir edhe Bekimi dhe kësisoj ata ndahen, por që deri në vdekjen e tyre ata nuk e harrojnë njëri- tjetrin, pavarësisht se kurrë më nuk ishin parë e takuar më. Agroni e kupton se bashkëshortja e tij kishte pasur një të dashur tjetër, por ai në asnjë moment nuk ia kishte bërë të ditur Editës këtë gjë. Fëmijët, po ashtu, pas vdekjes së nënës nga letra që ua kishte lënë e morën vesh se cila ishte nëna e tyre e vërtetë. Përkundër mospajtimit që shprehen në fillim, ata, megjithatë, e kuptuan se kjë situatë mund të ndodh pavarësisht moshës.
Bukuria artistike e të shkruarit, lidhshmëria e protagonistëve dhe një histori realiste e paraqitur në këtë formë dhe përmbajtje, lexuesin do ta josh që të mos ndahet së lexuari nga kjo vepër e mrekullueshme letrare deri në përfundimin e faqës së fundit.