Nuk kam luftuar
as për pasuri,
as për shkam,
kam luftuar
për çlirimin e Kosovës tonë
nga sunduesit e huaj mizorë,
që në vend të ujit,
etjen e shuanin me gjak njeriu,
me gjak edhe të fëmijëve
në barkun e nënave akoma pa lindur.
Nuk kam luftuar
për t'i marrë Kosovës
as tokë
dhe as mal,
por posa ia kam filluar luftës,
jetën ia kam falur,
për t'ia shuar etjen
për liri,
që ka vuajtur
aq shumë
pa drejtësi,
nën sundimin
e të huajve,
që nga Perandoria Osmane
e deri tek gjakpirsat
e Karpatëve të Rusisë,
që kanë vrarë gra, pleq,
e fëmijë në barkun e nënave
akoma pa lindur.
Unë jam Imer Bytyçi,
nuk kam luftuar
as për shkak,
as për t'i marrë Kosovës TOKË
e as MAL,
kam luftuar për idealin e lirisë.
Pas përfundimit të luftës
dhe dorëzimit të uniformës ushtarake,
jam kthyer në shtëpi,
ku edhe sot e kësaj dite
vazhdoj të jetoj
i lumtur,
duke parë Kosovën
buzëqeshur në LIRI,
dhe popullin tim
duke e ndërtuar
dhe zhvilluar
vendin e vet
me aq pasion
e përkushtim.
E kam vështirë,
thotë Imer Bytyçi,
emocionet e gëzimit
për t'i menaxhuar,
kur shoh zhvillimin e shkollave,
uzinave,
dhe asfaltimin e rrugëve
në çdo cep të Kosovës,
edhe atje
ku dikur
nuk mund të udhëtohej as këmbë.
Pra, kjo është Kosova,
për të cilën kam luftuar unë
dhe shumë shokë të mi,
të cilëve u shkëlqejnë
Shtatorët gjithandej Kosovës.