Muzika klasike dhe ajo tradicionale e orkestruar shqiptare si urë lidhëse në mes Hungarisë dhe Kosovës

Kultura

Muzika klasike dhe ajo tradicionale e orkestruar shqiptare si urë lidhëse në mes Hungarisë dhe Kosovës

Nga: Dr. Musa Ahmeti Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Në hapje të koncertit, Ambasadori Delfin Pllana dhe rektori i Universitetit ELTE, László Borhy ndër tjerash nënvizuan se ky koncert është më shumë sesa një ngjarje kulturore, duke qenë dëshmi e lidhjeve të fuqishme ndërmjet Universitetit ELTE dhe studentëve nga Kosova, por jo vetëm. Të dytë, bashkëpunimin ndërmjet të dyja orkestrave e quajtën si një mundësi të mirë të lidhjes përmes muzikës mes popujve dhe kulturave të ndryshme, duke dëshmuar si ndarje e vlerave të përbashkëta, respektit të ndërsjellë, synimeve drejt përsosmërisë dhe zotimit për të ndërtuar ura ndërmjet vendeve dhe kulturave. Koncerti u organizua në kuadër të aktiviteteve të diplomacisë publike të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Budapest.

Budapest

Në një ambientet e mrekullueshme, në Aulën e Madhe, të Fakultetit të Informatikës, pranë Universitetit Shtetëror Eötvös Loránd Tudományegyetem (ELTE) të Budapestit, në prezencën e një publiku të zgjedhur, në mesin e të cilit kishte disa ambasadorë të akredituar në Hungari (ndër të tjerë edhe ambasadori i Shqipërisië, Shkëlqesia e Tij zoti Ilirian Kuka me bashkëshorten), konsuj nderi (doajeni i diasporës shqiptare në Hungari, preshevari i nderuar zoti Avni Hafuzi), diplomatë të rangjeve të ndryshme, përfaqësues të institucioneve shtetërore e të kulturës hungareze, dekanë fakultetesh, profesorë të Universitetit ELTE, studentë shqiptarë e të huaj, si dhe pjestarë të shumtë të diasporës shqiptare që jetojnë e punojnë në Hungari, u mabjt koncerti i muzikës klasike, në kuadër të aktiviteteve të diplomacisë publike, të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Budapest, i organizuar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Hungari, Shkelqësia e Tij, zoti Delfin Pllana, në bashkëpunim me rektorin e Univeristetit ELTE, Prof. Dr. László Borhy nga ana e “Orkestrës Frymore ‘Prizreni’ nga Prizreni” dhe partnerit të saj, “Ansamblit muzikor të Universitetit Eötvös Loránd Tudományegyetem (ELTE)”. Ky koncert ishte i përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari në bashkëpunim me Universitetin ELTE.

Duke folur për koncertin, rektori i Universitit ELTE, prof. dr. László Borhy, ndër të tjera tha: “Është kënaqësi e madhe t'ju mirëpres në një festë të tillë të muzikës në ambientet e Universitetit ELTE, si rezultat i një bashkëpunimi në mes të Orkestrës Frymore ‘Prizreni’ me Ansamblin muzikor të Universitetit Eötvös Loránd Tudományegyetem (ELTE) të drejtuara nga dy dirigjentët e mirënjohur: Maestro Edon Ramadani dhe Maestro Lászlö Kovács. Më lejoni të ndaj një reflektim personal: rreth një muaj më parë më vizitoi Shkëlqesia e Tij, ambasadori Delfin Pllana në Rektoratin e Eötvös Loránd Tudományegyetem /University/ (ELTE) ku prezantoi idenë e sjelljes në Budapest të Orkestrës Frymore Prizreni nga Kosova e cila do të performonte në ELTE. Gjatë diskutimit tonë, unë isha dakord me këtë ide të mrekullueshme dhe sugjerova që ta bëjmë një hap më tej, duke i ofruar bashkëpunim orkestrës kosovare me Ansamblin muzikor të Universitetit Eötvös Loránd (ELTE). Kjo do të ishte një shfaqje e përbashkët për të festuar lidhjet kulturore mes kombeve tona, përmes gjuhës universale të muzikës. Sonte, jam i emocionuar kur shoh të realizohet kjo ide e mrekullueshme. Ky koncert është më shumë se një ngjarje kulturore - ai pasqyron thellimin i lidhjeve midis Universitetit Eötvös Loránd Tudományegyetem dhe Kosovës. Aktualisht në Universitetit Eötvös Loránd Tudományegyetem (ELTE), ndjekin studimet 45 studentë nga Kosova, ku shumë prej tyre shkëlqejnë në fusha të ndryshme si: informatikë, psikologji, marrëdhënie ndërkombëtare, etj. Dëshiroj të theksoj se Kosova është pjesëmarrëse aktive në Programin Hungarez, “Stipendium Hungaricum” duke iu mundësuar studnetëve të talentuar kosovar që të begatojnë edhe më shumë komunitetin tonë universitar me punë, përkushtim dhe uskese të dalluara. Muzika, ashtu si edukimi, ka fuqinë e veçantë për t'u lidhur dhe bashkëpunuar, duke nxitur mirëkuptimin reciprok. Ky bashkëpunim mes Orkestrës Frymore “Prizreni” dhe Orkestrës Kamertale të Universirtetit ELTE është dëshmi e vlerave që ndajmë-respektit reciprok, në ndjekje të përsosmërisë dhe të një përkushtimi konkret, për ndërtimin e urave lidhëse në mes të kulturave tona.”

Audienca prej rreth 180 mysafirëve, pjesëtarë të korit diplomatik, zyrtarëve të lartë të institucioneve hungareze, profesorë e studentë nga Universiteti ELTE, studentë kosovarë dhe diaspora mbarëshqiptare u kënaqën me tingujt magjik të të dyja orkestrave, nën dirigjim e maestro Edon Ramadani dhe maestro László Kovács, si dhe me vokalin magjepsës të sopranos Zana Abazi-Ramadani.

Në koncertin mbrëmshëm, publiku i pranishëm kishte mundësinë të dëgjojë një program artistik mjaft kompleks, të orekstruar e organizuar me mjeshtri të veçantë nga dirigjenti maestro E. Ramadani, kur ra në sy përzgjedhja e llojit të veprave, të larmishme muzikore, forma shprehëse e tyre, si dhe periudha kohore të cilës i përkasin ato.

Projektimi përmbajtësor i pjesëve të përzgjedhura nga dirigjenti, maestro E. Ramadani, vuri në pah në veçanti, vlerat thelbësore tradicionale të muzikës shqipatre, duke i përcjellur ato me interpretim të lartë dhe shumë profesional të trupës interpretuese të orkestrës, ku vërehej qartësia dhe siguria në interpretim, duke bërë që e tërë orkestra të jetë kompakte në koncentrimin dhe motivimin e kërkuar prej tij, për të paraqitur atë interpretim në frymë sa më relaksuese përmes theksimit të dinamizmit të mbrendshëm dhe konceptit dramatik të veprave qofshin ato të orkestruara nga tradita popullore, të cilat ishin përpunuar me mjeshtri të rrallë profesionale e artistike, apo ato që ishin krijimtari klasike, e autorëve kompozitorëve shqiptarë, kosovarë e të huaj.

Prezantimi i kësaj krijimtarie muzikore të vlefëshme u bë nën drejtimin profesional dhe brilant të dirigjentit të mirënjohur kosovar maestro Edon Ramadanit, i cili me një dirigjim bravuroz komunikonte me artistët e orkestrës duke i dhënë ngjyrim muzikalitetit dhe lojës shumë cilësore të tyre, me intrumentet që ata interrpetonin me këtë rast. Vështirë të dallohet loja interpetuese e shkëlqyeshme, e ndonjëri artist, pjesëtar i orkesrës, por ra në sy, sidomos loja e shkëlqyer e klarinetistit të orkestrës.

Ky koncert i mbajtur në Budapest, pos tjerash, është një ngjarje më rendësi dhe karakter shumë të veçantë, sepse mundëson begatimin dhe plotësimin e jetës artistike e asaj kulturore shqiptare, sidomos në fushën e muzikës, njëkohësisht është edhe shumë frymëzues në aspektin shoqëror e social, me porositë që që transmetoi përmes interpretimeve artistike të në një nivel shumë të lartë përforumes, veçanërisht përmes sopranos së mirënjohur, Zaba Abazi-Ramandani, përpos përgatijes dhe aftësive të rralla profesionale, të pranishmëve ajo ju ofroi edhe një muzikalitet shumëdimesnional interpetues, që befasoi shumicën e këtyre artëdashësve, me interpretimet e saja.

Interpertimi dinamik e serioz me ritmet autentike të muzikës popullore tradicionale shqiptare, i pjesëve të caktuara të këtij koncerti, i jep atij, një vlerë shumë të çmuar, duke bërë që artëdashësit e pranishëm, përmes duartrokitje frentike të pandërprera, ose të njëkohëshme me interpretimet e çastit, të shprehnin admirimin e tyre emocional, të entuziasmuar nga pjesët e interpretuara, që ishin pasqyrë e vlerave të traditës së muzikës shqiptare dhe hiteve saja të njohura, duke u bërë pothuajse pjesë e njëtrajtshme e interpretimti qoftë oresktral, qoftë të atij artistik të sopranes Zana Abazi-Ramadani.

Pika e fundit e koncertit ishte shumë e veçantë, artistët interpretues të të dy orkestrave interpretuan së bashku këtë pikë, si shenjë e një fillimi të një bashkëpunimi premtues për të ardhmen.

Në vijim sjellim një informacion përmbledhës për të dy dirigjentët dhe sopranon kosovare të përgatitura enka për këtë shkrim:

dirigjenti kosovar MR. EDON RAMADANI

Edon Ramadani - dirigjent, lindi më 14.02.1983, në Mitrovicë. Studimet e Master-it i bëri në Universitetin e Shkupit, së pari për Dirigjim Orkestral dhe më vonë edhe për Dirigjim Koral. Nga 2006-2008, punoi si Dirigjent Asistent i dirigjentit të korit Prof. Rafet Rudi, në Filharmoninë e Kosovës, dhe njëkohësisht ishte edhe udhëheqës artistik dhe dirigjent i ansamblit vokal M-Note. Më vonë ai u bë dirigjent dhe udhëheqës artistik i shumë formacioneve kamerale dhe instrumentale. Aktualisht, ai është dirigjent i Orkestrës Kamerale “NewBorn”, Orkestrës Frymore “Prizreni”, New Big Band, MIJD Big Band, Korit Kameral “Dardanica” të cilin edhe e themeloi etj. Në skenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare/rajonale (Prishtinë, Prizren, Tiranë, Vlorë, Shkup, Tetovë, Zagreb, Dubrovnik, Rijekë, Stamboll... etj., ai dirigjoi vepra të ndryshme korale, kamerale, orkestrale, solo/korale, operistike me ansamble/orkestra nga Bach, Haydn, Mozart, Beethoven, Schubert, Faure, Orff, Verdi, Puccini etj, me Korin dhe Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës, Korin dhe Orkestrën e Operës së Kosovës, Orkestrën Simfonike të RTSH, Orkestrën e Operës dhe Baletit të Maqedonisë Veriore, Orkestrën Simfonike të Dubrovnikut (Kroaci), Korin Pro Ars (Maqedoni Veriore), Big Band-in e RTK’së, Kosovo Youth Orchestra, New Big Band, MIJD Big Band etj. Si dirigjent ai ai morri pjesë në festivale të ndryshme si: DAM Festival, Kosova KamerFest, GlobalMusica Fest, “Zambaku i Prizrenit”, MIJD Festival, Festivali i Këngës - RTK etj. Gjithashtu, dirigjoi formacione orkestrale me solistë të ndryshëm si: Vitaliy Bilyy, Marcelina Roman, Zana Abazi-Ramadani, Ramë Lahaj, Josif Gjipali, Besa Llugiqi, Marigona Qerkezi, Armando Likaj, Lorika Ismajli, Flaka Goranci, Rona Nishliu, Richard Bona, Gunhild Carling etj. Nga viti 2015 është i angazhuar si ligjërues në Fakultetin e Arteve (UP), ku nga viti 2020, punon si Profesor Asistent - ligjërues i lëndëve të dirigjimit dhe si dirigjent i Korit dhe Orkestrës së Fakultetit të Arteve. Në Shkurt të vitit 2024, ai dirigjoi premierën kosovare, të operës së parë të shkruar në Kosovë - “Goca e Kaçanikut” nga Rauf Dhomi. Dirigjenti Mr. Edon Ramadani është profesor asistent në Universitetin e Prishtinës.

*************

soprane ZANA ABAZI-RAMADANI

U lind më 13 shtator 1983 në Mitrovicë. Shkollën e ulët të muzikës e kreu në vendlindje, në shkollën "Tefta Tashko", në seksionin e pianos. Gjithashtu edhe shkollën e mesme e kreu në shkollën e muzikës “Tefta Tashko”, përveç vitit të dytë, të cilin e ndoqi dhe e mbaroi në Konservatoriumin e Étampes (Paris) në seksionin e pianos, në klasën e prof. Nicole Palmieri. Në vitin 2002, organizata “Muzikantët pa kufij” (“Musicians Without Borders”) nga Holanda organizoi një koncert në Mitrovicë, ku ajo punoi dhe bashkinterpretoi në koncert me Otto de Jong - dirigjent (Holandë) dhe Anastasija Nizamova – mezosoprano (Maqedoni). Në vitin 2003 filloi studimet në Degën e Solokëndimit, në Fakultetin e Arteve (Prishtinë), që do të vazhdonin për katër vjet me radhë. Në vitin 2008 kreu studimet e solo-këndimit, në Fakultetin e Arteve (UP), klasa e Prof. Merita Juniku. Ndërsa studimet e nivelit Master i mbaroi në vitin 2015, në Universitetin e Shkupit, klasa e Prof. Mr. Maria Muratovska- Naumovska, me notë maksimale 10 “Cum Laude”. Ndoqi trajnime dhe master-kurse të ndryshme profesionale, ndër to, edhe dy ciklet e master-kurseve me sopranon Ermonela Jaho, me sopranon gjermane Caroline Merz etj. Interpretoi si soliste në shumë vende si: Paris/Francë (2000), Utreht e Alkmar /Holandë (2006), Cyrih (2007 Lucern (2017), Surse (2017) e Bazel (2022) /Zvicër/, Zagreb e Rijekë /Kroaci (2007, 2019, 2021, 2022), Malmo/Suedi (2022), International Mendelsohn Festival-Hamburg/Gjermani (2023) etj. U prezantua në shumë festivale e koncerte rajonale si: “Kosta Trpkov” (2009, 2015 me Orkestrën e Operës dhe Baletit të Maqedonisë), “Skopsko Leto” - (2011, 2013), “XXI Tonal” - MK (2014), Koncert - Shkup (2014, 2017) /Maqedoni/, “Il Bel Canto”- Tiranë (2015, 2016), “Tre Tenorët” me Orkestrën e Operës dhe Baletit të Maqedonisë - Shkup (2021), “Natë me zëra lirik” - Shkup (2021), soliste me Orkestrën Kamerale “NewBorn” - Vlorë (2021), Soliste me Orkestrën Harkore “Tadenus”- Shkup (2021), soliste me Orkestrën Kamerale të Manastirit - Manastir/MK (2022, 2023) etj. Edhe në skenën vendore, ajo ka pasur shumë prezantime solistike, shumë nga to, në formë të koncerteve recitale si në:DAM Festival, Chopin Piano Fest, “Fete de la Musique”, Përvjetori i Shenjtërimit të Nënës Terezë, Kosova Kamer- Fest (2019) etj. Si soliste, u paraqit edhe në: ReMusica, European Summer Music Academy, “Pristina Open Air Music Nights”, “Rexhai Surroi”, “SOPRANOS”, Soliste me Orkestrën e Filharmonisë e Kosovës, International Women Choir Festival, GlobalMusic Fest, Soliste në REQUIEM - G. Faure, Gala Koncertin e Inagurimit të Opërës së Kosovës, Etno Fest ku morri edhe çmimin “Këngëtarja më e mirë”, soliste me Selini Quartet - Austri, soliste në Mass No. 2 in G Major - F. Schubert me Korin dhe Orkestrën Filharmonisë së Kosovës, Manifesta Biennal, Ramë Lahaj International Opera Festival , soliste me Korin e Filharmonisë së Kosovës, Përvjetori i Themelimit të Universitetin e Prishtinës, soliste në koncertin qëndror të 15 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës - RTK , Koncert Solemn organizuar nga Opera e Kosovës, Ceremonia e dhënies së dekoratave - Presidenca e Kosovës, Koncert me Klasikët Shqiptar - soliste me Orkestrën Harkore të Filharmonisë së Kosovës dhe Ansamblin NewBorn, soliste në Mass No. 2 in G Major - F. Schubert me Korin dhe Orkestrën Filharmonisë dhe Operës së Kosovës etj. Në rrafshin operistik, ajo shkëlqeu me rolin e Xhildës, opera “Rigoletto” - G. Verdi, me të cilin interpretoi në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë/AL (2016). Me rolin e Xhildës ajo u paraqit edhe në Operën dhe Baletin e Maqedonisë - MK (2016), në kuadër të festivalit ndërkombëtar operistik “Mbrëmjet Operistike të Majit”. Në Dhjetor 2019, interpretoi në premierën botërore të operës së parë shqipe në Maqedoni “Skënderbeu” - F. Lumani, me rolin kryesor femëror “Fatima”.

*************

dirigjenti hungarez PROF. DR. LÁSZLÓ KOVÁCS

Ka lindur me 18 shtator 1956 në Nyíregyháza - Hungari. Studioi njëkohësisht trombon dhe dirigjim në Akademinë e Muzikës Franz Liszt në Budapest, Hungari. Ai bëri debutimin e tij si dirigjent në Operën Shtetërore të Hungarisë në moshë fare të re, në fillim të të njëzetave të moshës së tij, dhe që atëherë ka performuar rregullisht atje. Pas diplomimit ai studioi në Konservatorin Çajkovski në Moskë dhe në Teatrin Bolchoi me Yuri Simonov. Në vitin 1986 ai fitoi çmimin përkujtimor János Ferencsik (themeluar nga Antal Doráti) dhe ishte mysafir i Orkestrës Filarmonike Mbretërore në Angli ku punoi me Antal Doráti dhe Sir George Solti. Në viti 1981 u emrua pedagog i rregullt, në Akademinë e Muzikës Franz Liszt të Budapestit punë që e vazhdon edhe sot, duke sjellur përvojën dhe eksperiencen e tij të çmuar tek brezat e rinj.. Që nga viti 1984, për 30 vjet është drejtor artistik dhe dirigjent kryesor i Orkestrës Simfonike Hungareze në Miskolc. Kurse nga viti 1998 e deri me sot ai është dirigjent kryesor i Orkestrës Hungareze të Radios dhe Televizionit shtetëror. Është fitues i shumë çmimeve kombëtare e ndërkombëtare. László Kovács ka dirigjuar me tani në 21 vende evropiane si dhe në: Azi e Amerikë. Ka punuar e dirigjuar solistë të famshëm si Bruno Leonardo Gelber, James Galway, Eva Marton, Zoltán Kocsis, Dezsõ Ránki, Brigitte Engerer, Herbie Hancock, Chick Corea, Jack de Johnette, Patitucci, Joshua Redman, Ilaiyaraaja... etj. Nga viti 2009 László Kovács, është drejtor i Ansamblit të Arteve në Universitetin publik ELTE dhe nga viti 2014 është kryedirigjent i Orkestrës Filarmonike Kodály, në Debrecen. Jeton e punon në Budapest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat