​Panairi i librit të vjetër dhe të përdorur tri ditë në Prishtinë

Kultura

​Panairi i librit të vjetër dhe të përdorur tri ditë në Prishtinë

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 10:59
Ceremonia e hapjes së panairit do të bëhet më 11 dhjetor (e mërkurë) në orën 11:00.

Më 11, 12 dhe 13 dhjetor në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, do të organizohet edicioni V i Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur nga ora 10:00-17:00.

Ceremonia e hapjes së panairit do të bëhet më 11 dhjetor (e mërkurë) në orën 11:00.

Programi i panairit:

DITA E PARË

Më 11 dhjetor (e mërkurë), nga ora 12:00, në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë përurohet vepra “Vetëm me vetminë” e poetit Bedri Zyberaj.

Po më 11 dhjetor (e mërkurë), nga ora 14:00, në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë organizohet bashkëbisedim me profesorin, studiuesin dhe prozatorin Bajram Kosumi.

DITA E DYTË

Më 12 dhjetor (e enjte), nga ora 11:00, në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë organizohet bashkëbisedim me profesorin, studiuesin dhe poetin Agim Vinca.

DITA E TRETË

Më 13 dhjetor (e premte), nga ora 12:00, në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë organizohet bashkëbisedim me profesorin dhe regjisorin Fadil Hysaj dhe përurohen dy përmbledhje të tij me drama.

Më 13 dhjetor (e premte), nga ora 14:00, në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë organizohet bashkëbisedim me publicistin dhe artistin Agron Shala dhe përurohet libri i tij “Shekulli XX”.

DITA E TRETË

Më 13 dhjetor (e premte), nga ora 17:00, në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë organizohet ora letrare “Të bijtë e shekullit të ri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat