Atdhetari, Idriz Hajrullahu, që në popull nihet si Hoxhë Idriz Gjilani, lindi në vitin 1901 në fshatin Velekincë të komunës së Gjilanit.
Hoxhë Idriz Gjilani, nga vera e vitit 1943, u emërua myfti (klerik i lartë mysliman) i Gjilanit, ndërsa në vitet e Luftës së Dytë Botërore (LDB) ishte Komandant i Përgjithshëm i Shtabit të Mbrojtjes Kombëtare të kufirit të Shqipërisë Etnike në anën Lindore të Kosovës, në të cilën, janë të njohura Lufta e Velegllavës më 28 qershor të vitit 1944, dhe Lufta e Kikës më 26 korrik të vitit 1944, kundër serbo-çetnikëve komunist, ku, nën udhëheqjen e Hoxhë Idriz Gjilanit u kurorëzuan fitore të mëdha. Atdhetari, Idriz Gjilani, në vitin 1943 ishte në krye të formacioneve vullnetare të prefekturës së Gjilanit, ku qëndresë në luftë ishte edhe Mulla Vesel Guta-Jezercit me shumë të tjerë...
Një kordinim të suksesshëm për luftë Mulla Idriz Gjilani bënte me Mulla Xhemë Sllatinën me që ky i fundit ishte kryetar i Gjyqit të Paqit për Moravë të Epërme dhe kishte obligim stërvitjen e vullnetarëve për luftë, Xhema i përgatiste kuadrat me stërvitje profesionale për luftë të cilët pastaj mbronin kufirin e Shqipërisë Etnike në anën e Kosovës lindore.
Më 22/23 dhjetor të vitit 1944, vullnetarët e patriotit, Hoxhë Idriz Gjilani, nën udhëheqjen e tij, i sulmuan forcat serbo-partizano-çetnike në Gjilan, dhe pas tërheqjes së tyre (të forcave të Idriz Gjilanit) përballë forcave shumëfish më të mëdha të armikut serbo-sllav, filluan masakrat në qytin e Gjlanit me rrethinë, duke i likujduar rreth 8.000 shqiptarë, ku në këtë masakër përfshiheshin të pakursyer edhe gra, pleq e fëmijë...
Pas hyrjes së forcave komuniste serbo-çetnike në Gjilan, Hoxhë Idriz Gjilani kalon në ilegalitet të thellë nga 15 marsi i vitit 1945 deri më 22 dhjetor të vitit 1949, ai ishte strehuar te Rrahim S. Sadiku në fshatin Gjyrishec. Më 22 nëntor po të këtij viti organet e ndjekjes së pushtetit serbo-sllav OZN-ja e rrethuan dhe u detyruar të dorëzohet (ai u dorëzua për hirë të familjes ku ishte strehuar, për të mos pësuar kjo familje nga serbo-partizano-çetnikët) .
Pas tri ditësh torture në burgun e Gjlanit nga UDB-ja, madhështori pushkatohet, meqë rast atij edhe ia zhdukin kufomën...
Lavdi e përjetshme Hoxhë Idriz Gjilanit dhe të gjithë atyre atdhetarëve që ranë për lirinë e atdheut!... , atdhetarët janë të paharruar në kujtesën e popullit, dhe mbesin të qetë në dritën e Parajsës në amshim...