Të mendosh dhe të veprosh është një botë me dy anë të medaljës dhe një mur i madh që i ndanë këto dy faqe me njëra-tjetrën. Shumë persona e kanë ndjesinë e të menduarit se bëjnë dhe veprojnë diçka.Ata vetëm veprimin e kanë nga forma e ndjesisë së të menduarit. Ata apo ato mendojnë se veprojnë diçka kombtarisht por në të vërtetë nuk e bëjnë asnjë lëvizje për të ndihmuar kombin.
Ata apo ato mbyllën para kompjuterit shikojnë se ku dhe kënd duhet kritikuar dhe më pas pijnë ndonjë çaj apo kafe dhe ia fusin gjumit të arushës.Tipat e tillë janë më së shumti kritikues. Ata kritikojnë çdo punë dhe veprim të tjetrit pa hyrë fare në botën e tij për veprimet kombëtare që bëjnë veprimtarët dhe atdhetarët.Veprimtarët dhe atdhetarët aktivititet e tyre kombëtare i përjetojnë nga vendi i ngjarjes, qoftë kur e bëjnë zbulimin e ndonjë busti apo monumenti të heronjëve tanë,qoftë kur e marrin në dorë një libër të sapo botuar që është fryt i aktiviteteve dhe veprimtarive kombëtare.
Apo kur i bijnë cep e në cep trojeve shqiptare mbrenda një viti kalendarik duke zhvilluar aktivitetete shkencore, promovime librash dhe veprimtari të tjera. Është kënaqësi kur takosh studiues, veprimtarë dhe atdhetarë të mirëfilltë nga të gjitha trojet shqiptare që gjithë jetën kanë zhvilluar aktivitetët kombëtar. Ata apo ato asnjëherë nuk kanë rrahur gjoks por kanë kryer punë. Është kënaqësi kur je në mesin e shumë familjeve atdhetare që kanë dhënë heronjë për tokën Arbnore gjatë shekujve. Këto familje janë të thjeshta, sakrificën e të parve të tyre e shohin si obligim kombëtar dhe shtetëror dhe asnjëherë nuk rrahin gjoks për atë që kanë bërë të parët e tyre. Nuk rrahin gjoks për faktin se janë vetvetja dhe rrjedhin nga trungu gjeneologjik i atyre familjeve atdhetare shqiptare që u sakrifikuan për shumë breza për tokën arbnore. Në anën tjetër kemi edhe ata që mendojnë se bëjnë diçka kombtarisht por kurrë nuk marrin asnjë inciativë kombëtare. Të tillët janë veprimtarë shterpë që vetëm flasin e nuk veprojnë asgjë. Atyre më së miri do t´iu shkonte për shtati ajo fjala popullore shqiptare: " Fort po shndritë ky diell dhe aspak s´po nxenë".
Të tillët në gjuhën popullore quhen persona shterrues që zihen e përzihen por kurrë nuk tregojnë diçka , mendojnë të gjorët që çdo gjë sillet rreth tyre a në faktë janë vetëm të gjallë të vdekur që si regjistron asnjë regjistër kombëtar apo ndonjë regjistër tjetër i aktiviteteve shkencore apo kulturore. Është mirë që të tillët ta bëjnë një analizë vjetore të aktiviteteve shkencore dhe kombëtare ta shohin se çka kanë vepruar mbrenda një viti kalendarik prej 365 ditësh.
E derisa rrezët e diellit shtrijnë ngrohtësinë në një kënd të fuqisë qiellore përplaset e bukura me të madhërishmën, në njërën anë kurse në anën tjetër e shëmtumja me shkurtëpamësinë në anën tjetër. E njerëzimi gjatë shtegtimit në mes të bukurës dhe të madhërishmës gjithmonë pamjen e shikojnë kah drita e diellit ku përplasën në mes vete ndjesia e të menduarit dhe përjetimi i veprimeve kombëtare. Këto sfida që e sfidojnë njëra-tjetrën orientohën mvarësishtë nga përceptimi i të menduarit në mes të kohës se kaluar,kohës që po e përjetojmë dhe sfidave që na vinë në të ardhmën.
E dhjetori është gjithmonë muaji i të korrave të aktiviteteve kombëtare mbrenda një viti kalendarik.Është mirë që secili të vendosë në peshore aktivitetët kombëtare mbrenda një viti kalendarik e më pas të garoj se cili veprim është i radhitur në kryekreje. Ndjesia e të menduarit me gjumin e thëllë të arushës apo përjetimi i veprimeve kombëtare në vendin e ngjarjes.