Në rrugicën që s'kishte emër,
Në atë sokak, që nuk dukej i marrë,
Loja e fëmijëve nuk ndalej asnjëherë
Me zëra që gumëzhinin përherë.
Në fund të atij sokaku, ndodhet një shtëpi,
Dhe oda e bisedave të gjata burrërore,
Një student e lexoi Fishtën e ndaluar,
Për ta shkruar më vonë Fatin e Flijuar.
I privuar nga blerimi i Gilbushit,
Një dekadë errësirë, e lidhur me pranga,
Si terri i natës nëpër male,
Sa bukur sot bën dritë rruga "Ilegale".