Së pari të sodisim vetëvetën
Të njohim «unin» tonë,
T’prekim pakëz ndërgjegjën
Vallë çka na lejon e nuk na lejon.
Në kontakt me vetëvetën,
Do godasim në shenjë më mirë,
Duke u bërë të vetëdijshëm
Duke e lënë mendjen të lirë.
Të vetëdijshëm për jetën
Për njerëzit e botës së lirë,
T’hapim zemren dhe krahët
Të pranojmë pa ndonjë dallim.
Çfarë provash do të mbledhim
Kur nuk jemi programimi i ynë,
Nuk jemi mendja dhe studimi
Që kemi n’disponim mijëra mundësi.
Mos të kapëmi mbas vuajtjeve
Edhe pse ato e kanë vlerën e vet,
Por, duke ua mësuar fëmijëve rritën
Të mos e përjetojnë këtë eksperiencë.
Nuk jemi më shumë se që jemi
Nëse kemi përjetuar shumë gjëra,
Nuk do të zhvishëmi dot prej tyre
Sepse dhuna nuk bënë zgjidhje.
Sa më shumë të gjykojmë një veprim
Apo ti hedhim urrejtjet në dy luftime,
Së pari t’biem në kontakt me vetëvetën
Dhe të krijojmë në mes vete një pajtim.