Sonte në mbrëmje
Me shumë dëshirë
Do t‘ kisha qenë
me Zotin në Francë.
Besa edhe stuhinë
Do ta kisha ftuar
Në Randevouz,
E me zërin
Dhe tingëllimën e re
Të ziles së Katedrales
Notre - Dame 2024,
Për hatër të Viktor Hygos-
Pikat e shiut
në Champs Elyse n’ Paris
Bashkë me buzët e mija
Kullen e Aifelit
Do ta kisha puthë!
Madame Tussauds e din!
Dëshmitarja e bukurisë
Së dyllit krejt lartë
Në maje të majës
Aty ku dashuria plot kujdes, Mbrojtje e Siguria
Veç me e En Marsh është
Dhe „Fytyra e butë e Zotit shihet“!
Sabahate Byci Alba🇦🇱Kos🇽🇰Deutsch🇩🇪 Shkrimtare, Piktore, Publicisti dhe Analiste.
Dita e inaugurimit të Katedrales Notre-Dame Paris-Francë