Nuk më vjen turp (cikël me poezi)

Kultura

Nuk më vjen turp (cikël me poezi)

Nga: Përparim Hysi Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 11:56
Përparim Hysi

1.Nuk më vjen turp

Nuk më vjen turp,që jam i varfër
Dhe kam mbetur me gisht në gojë
Ja tek flas,fare hapur
Dhe nuk kam pse të skuqem me bojë.

Kurrë nuk i shkela"vijat e bardha"
Kudo dhe kurdo kam punuar me nder.
Tani që jam me flokë të bardha
Që nuk kam,s'kam fare qeder.

Nëse koha punoi për "pisin",
Nëse të pandershmin e pasuroi
Me "pisin" nuk e gjen kurrë,Përparimin
Se "pisi" më ndot me bojë.

Servilët i mbështyj mu mbi fytyrë
Asnjë lideri a pasaniku nuk i bëj temenara
Tërë jetën e jetës kam patur vetëm një fytyrë
Se ndershmëria,në gjykimi tim, është e para.

Dikush ka pallate e vila
Karriken e pushtetit e ktheu në sfungjer
Të tillët kanë disa fytyra
Dhe në shpirt,të tillët, kanë zeher,

Kurrë nuk respektoj njeri nga kuleta
Bërtet e shkumëzon si "padron"
Asnjëherë,të tillit,nuk i them"tynjatjeta"
Për mua,nuk është njeri,por kufomë.

 

2.Unë e di
 

Unë e di që hiqesh si i ndershëm
Je si "mall kallp" dhe hiqesh si flori
Je sa i llahtarshëm dhe,po aq,i potersshëm
Ti "sëmuresh", po nuk prishe qetësi.

Nuk trembësh as nga polici dhe as nga ligji
Dhe kapërdisesh si kaposhi mbi thekër
Para gjithë popullit ti je "SHENJT si KRISHTI"
Por je mashtrues,si një sklie e vjetër.

Unë e di që nuk pyet nga drejtësia
(gjykatësit,dridhen sikur kanë ethe,para teje)
Mbi ty të vërë dorë PERËNDIA
Dhe nuk i shpëton ndëshkimit(do të bluajë jotja ndërgjegje).

 

3.Kam një zemër të ndjeshme


Kam një zemër të ndjeshme
"Asnjë gjë njerëzore,s'është e huaj për mua"
Zemra ime është e prekshme
Se njerëzit dhe botën e dua.

Kur shoh që dikë marrin nëpër këmbë,
Kur shoh një mashtrues që shkumëzom si i ndershëm
Fajtorët dua t'i ha me dhëmbë
AQ bëhem i prekshëm.

Urrejtja ime nuk lind pa shkak
Dhe për cilindo fajtor nuk mbaj anësi
Veç të drejtit dhe të ndershmit i jap hak
Le të jetë kushdo: në opozitë apo në qeveri.

S'ka për mua,i djathtë apo i majtë
Unë gjykoj se sillesh me njerëzit(në pushtet apo opozitë)
Kur shoh, ç'bëjnë,sa nuk më zënë djajët
Dhe asnjë syresh nuk dua t'u shoh sytë.

Tiranë, 9 dhjetor 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat