Kambanëzat e deleve nuk dëgjohen më,
Janë zhdukur bashkë me bariun e urtë,
Sokaku mbeti bosh, pa lojëra, pa fëmijë,
Me gojë të mbyllur, në qetësi.
Shtëpi të bukura, pa ndonjë vlerë,
Ku ndoshta vetëm në verë, hapet ajo derë,
Asgjë nuk është më si atëherë,
Edhe fjala NËNË po thuhet në gjuhë të huaj,
Ku gabuam Zot, më thuaj e na ruaj!