Në agim të ri dhe në muzg të vjetër,
Servili përkulet, nën këmbë si letër.
E vlerëson pushtetin sikur perëndi,
Në gjunjë i bie, me shumë përulësi.
Buzëqeshja e shpifur, shpirti katran,
Me lajka e fjalë e përlanë dynjanë.
Kur vajton servili, me lot krokodili,
Me sy e gojë të hapur si ata nga Nili.
Maskën pa fytyrë e gjurmë krenarie,
Puthador i mjerë, një ves skllavërie.
Ka të fryjë era e mbështet interesin,
Ku flitet për fitime, aty e hap thesin.
Servil i ndyrë, pa kurriz e pa fytyrë,
A e shikon veten një herë n’pasqyrë?
Servilizmi yt, shkon përtej skandalit,
Ashtu sikur miza, nën bishtin e kalit.