Darka e fundvitit
Në tryezat e shtrenjta, plot me hijeshi, ,
Politikanët dhe afaristët ngrehin dolli.
Shpërthejnë përgëzimet sikur në garë,
"Urime 2025-ta, për një vit të mbarë!"
Kjo darkë nuk është si e Lamës dikur,
Të nderohet puna, që shkëlqen si nur.
Këtu s’ka grurë, as falënderim bereqeti,
Veç kontrata, vota, marrëveshje pushteti.
Në vend të meritave, llogaria shkëlqen,
Që s’e ngopi barkun, në asnjë sistem.
Mendja te pushteti, zemra nëpër kabare,
E populli i përvuajtur, sodit në dritare.
Dhe urimet festive, tingëllojnë hareshëm,
"Qoftë ky vit i mbarë dhe i suksesshëm!"
Për ata që ngrehin dolli me gota floriri,
Apo, për punëtorin, që digjet si qiriri?
Ah, darka e fundvitit, kjo sofër interesi,
Ku falënderohet xhepi, jo fryti e suksesi.
Le të qeshim, të qajmë, ndërmjet ironisë,
Se fundja, ky vit është festa e hipokrizisë.
Sevdail Hyseni
(Karikatura marrë nga interneti)