Ta dua guximin, energjinë, elanin, dëshirën për të bukurën, për të paarritshmen, për jetën përtej mureve, tej grilave; dëshirën për ta vënë në sprovë vetveten dhe për t’u ballafaquar me një forcë që tejkalon tënden!
Unë ta kuptova dëshirën atë mbrëmje, më 26 shkurt!
Jo!
Ti s’deshe të ikësh, s’deshe ta lësh Eglën picërrake mes gjarpërinjsh. Ti vetëm deshe t’i tregosh asaj se cjapi i egër ngjitet në shkëmb për të këputur karajfilat që çelin në plasat e gurit!
Sa shumë jam me ty! Sa shumë ta mbështes guximin, djalosh i Dukagjinit!
Ti e shikove fushën përtej murit dhe u binde sa i madh je!
Duro edhe pak, se pranvera po vjen për ty.
Dashuria për Eglën do të bëhet edhe më e madhe—madje, më e madhe se zemra që ke!
- Duro se fitorja është në duarët tua Besart djali!
27.02.2025