Imzot, më diferencuan neokomunistët
Dashuri, që bëjnë me Ebu Xhehlin.
E përhapin SIDËN në “Shtëpinë Publike”.
Përditë dezinfektohem nga Virusi
verë të kuqe pi te “Pazari Grave”.
Ballë për ballë Ebu Xhehlit me ferexhe
imam në mesin e kryehoxhallarëve.
Që, ngrejnë dolli, dehen me lëngje
Shejtanin e vrasin me eshtra.
E heqin vallen më shpallin të marrë
Ngase: E shava dje Pushtetin
e shaj sot, do ta shaj edhe Nesër!
Pasmesnate, kthehem në shtëpi
Rrospitë e Ebu Xhehlit me ferexhe:
dorë më dorë më hudhin mbi çatia
pak para agimit më dhunojnë mes librave...
(Shenja e Nisjes Oj Nanë)
Shenja e Nisjes
Nata pa Hënë.
Yjet tallen me zjarr
Qiellit i kërkoj fjalë.
Dita më bie me shuplakë.
Shenja e nisjes, oj Nanë!...
(Dritare kah Dielli)
Mesnatë.
Ylli bie shigjetë prapa maleve
Hëna në një lis është varë.
Poetin mbi vargje s’e merr gjumi
Nata e hapë dritaren kah Dielli...
(Rebelimi)
Sot s’jam këtu!
Më mbulon bari
Zëri s’më shkon për këngë.
Nesër, do ta thyej kitarën...
(Mesditë)
Dielli po lind një - tetë këmbë
Hija e gjatë - largë Dielli.
Hija një - dy - tetë këmbë
Dielli perëndon - afrohet Nata.
Mesditë, pse nuk është - mesditë?!
Ose, të lindë Dielli?!...
(Loti i Nanës)
Kitara kur qan, hap dritaren
Tokë, ku e fsheh lotin e Nanës?
Zog, ma këndo këngën!
Çafkë, mos ma prek vargun!
Tokë, ku e fsheh lotin e Nanës?!...
(Ankand te “Pazari Grave”)
Vjen, derisa unë rrokullisem lëmsh
me të Dashurën e Omar Khajamit
e shahem me librat horror.
Kot, para s’kam të të huazoj për bukë
Palaçot nderohen me shpërblime.
Asgjë s’kam, vetëm pagjumësi...
(Dardha Gorrice)
Çafka sot, ka hipur në Dardhën gorrice
Fruta ha, nusërohet në këtë kohë.
Baba, e vështirë qenka buka e ugareve
Vargjeve ende u vjen era ugarë:
Toka ka gjak ugari. Plagë.
Dardha gorrice plaket në mes të fushës
Çafka “patriote”, sot i del zot me këngë...
(Një natë me Miken)
Me telefon, më fton në Tavernë
Qyteti i vogël për strehim.
Unë, dhe Dy bocat me verë
mbytemi në shtratin e hardhisë.
Më mbulon natën me poezi:
shpirti im dehu - edhe unë jam verë!
Çoje dollinë, mbytu në këtë det
Nesër, ku ta di unë, a do të kesh etje...
(Thirrje në mesnatë)
Mjegullat e zeza
ecin nëpër qiell
do të bjerë shi.
Diellit ia kanë lidhur sytë
thirrni rrufetë!...
Konferencë kombëtare
Rastësisht, të takova në rrugë
të kishin dëbuar nga Partia.
Urdhëro: unë s’jam Uolt Uitmani i madh
as miku im, Mirko Gashi - bohem.
Unë jam Kalosh Çeliku - rebel
Dhe, me Ty do të pi verë.
Nëse të ka përzënë Nënë Partia
vogëlushe, Unë nuk të përzë...
Pagjumësi)
Qentë lehin gjithë natën
Çizme dëgjohen në rrugë.
Fëmijët s’i zë gjumi vonë
Unë, rojë e shtratit tonë...
(Vetëm Unë
të pi me verë)
Ky Qytet, është i çmendur
Mike oj! Të martuan me poezinë?!
E, më ndjekin mua si qentë
nga mëngjesi, në mëngjes.
Ky Qytet, do të di çdo gjë
nën cilën Urë kam bërë natë?!
Me cilën Mike, pres e përcjell trena
për Ty, me cilin çmendesh në shtrat.
Po, kurrë s’do të dinë ç’kam në gji
e mbi cilin varr, sonte bëra dashuri...
Vjeli nëse ke uri
Akrepat e kanë shkelur pasmesnatën
këmbët më ngatërrohen, mbamë Mike!
Jam, një qen endacak që ka të ftohtë.
Me dy boca verë në xhepa
Mikja më ngarkon në taxi.
Padashtas ia prek kumbullat.
Pëshpëritë: Vjeli nëse ke uri!...
(Dashuri mes prangave)
Për dashuri qemë të varfër
për një natë pa gjumë nën Urë:
për një Serenatë
për një aventurë...
Vërtet, është ky edhe një Mot i Madh
për ne të pagjumët, oj Mike!
Dashurinë e mbajmë gjallë në varr
mes plumbash e prangash me vite...
(Tri ditë
larg meje)
Tri ditë larg meje.
Tri ditë të kërkoj nëpër Qytet!
Ti fluturon mbi liqen
Në vendlindjen e Lasgush Poradecit.
Larg meje?!
Qyteti, i vdekur.
Mike, të pres me shekuj!..
(Dhuratë për ditëlindje)
E lodhur, e etshme për dashuri
m’ulet në prehër si flutur:
me një dëshirë...
E di, më thotë:
E dua një bebe
nga ti për ditëlindje
ta përkund në djep!
O Imzot!
Pse, s’më kërkoi
një tufë lule!
Ose, stoli ari?!...
(Magji)
Një muaj:
larg njerëzve, thellë në pyll,
mes ujqërve dua të jem përherë!
Se, Ujk jam. E, jo qen me zgjebe
që i vardiset një kocke në treg.
Ujk jam, oj Mike!
Sot zbres nga shpellat e “Çelëvjollcës”
me romanin më të ri: “Shtëpia publike”.
Gruaja më del para, i hap krahët
Mikja, më shkarkon para dere:
me një çantë libra, e dy boca verë.
- Motër, merre fute në shtëpi
armiqtë i kanë bërë magji...
(Shtatë orë mbyllur
në Tavernë)
Zagushi.
Muzikë e vitit njëmijenënqindeshtatdhjetedy
m’i kujton vitet e studimeve në Prishtinë.
Rrapin tim të vetmuar para „Bozhurit”.
Dhe, një dashuri...
Kamarieri i zi katran
Mikja trembet mos na vdes mbi tavolinë.
Azganja do të ikë në një shpellë
e ka lodhur jeta.
Civilizimi mes ferexheve...
E zgjas dorën në errësirë
O Imzot, ia preka gjinjtë...
(Minare për “ezanin
Vapa e ka mbyllur derën me reze
Terri nëpër dhomë e heq një valle.
Miken e kanë dhunuar fjalët.
Mëngjes. Mikja para mikrofonit
kërkon një minare ta thirrë “ezanin”!...
(Mos gërmo thellë)
Mos gërmo shumë thellë!
Se, do të hasësh në gur,
varre e eshtra!
Mos gërmo shumë thellë!
Se, do të hasësh në plagë,
do të shpërthejë vaji!
Mos gërmo shumë thellë
Se, do të mbytesh në Mua!...
(Dashuri e urrejtje)
Urrejtje, kam në shpirt
e pak dashuri:
Më dhimbset pështyma.
Vargje kam në shpirt
e pak urrejtje:
Më dhimbset Mikja Di.
(Pushtimi i Shkupit)
Kur qentë e pushtuan Shkupin
E, u strehuan te “Pazari Grave”.
Kockat dolën nëpër Qytet
u lëpinë nëpër “Bit-Pazar”.
Kur qentë e pushtuan Shkupin
Mikja Di, u vesh në të zeza...
(Unë s’kam kohë
të plakem)
Unë s’kam kohë të plakem
se, nuk më lë vera. Poezia.
Nuk më lë Mikja Di...
(Doruntinën e solla Unë)
Ditën me diell
thërret: Çohu nga varri!
Lakuriqët i sulen territ.
E shoh, Rrapin, verën
“Urën e Gurit”, dhe Tavernën.
Miken Di me një tufë lule
veshur në të zeza:
- Zgjohu shpirti im, mbaje Besën
premtimin për në “Baba Tomor”!...
(Mike s’kam tjetër Kalosh)
Mike, s’kam tjetër Kalosh
të shtrihet me Ty në shtrat.
Mike, s’kam tjetër Kalosh
pa raki rrushi. Dy shtama me verë...
(Zjarr - flakë
shpuzë e dritë)
Eci me Zonjën Vdekje, e kurrë në varr.
matanë bregut më mbeti Laura,
një barkë e gëlltiti liqeni plumb.
Vdisni yje se, më varën për kënge
pasardhësi i Naim Frashërit ndezi
zjarr me vargje.
Zemër,
pasardhësi i Naim Frashërit
ndezi shtratin e thatë...
(Xhelozi)
E gjatë rruga. Nata s’ka mëshirë
më mbytën xhindet, pse pi verë?!
Dorë më dorë më hudhin mbi çatia
Mëngjesin, ma shndërrojnë në arrati.
(Zgjimi i të vdekurve)
Një ditë mbi varre do të dalin të vdekurit
s’do të ketë kisha e xhamia!
Do të flenë qafë për qafe nën shtrojë me yje
do të lahen në lumë e dritë të Hënës.
Do të dashurojnë marrëzirisht.
Ngutuni se një ditë do të përmbytet Bota
Të vdekurit, do të kthehen nëpër shtëpia..
(Rrokullisje deri në mëngjes)
Udhë me rërë deri në Tyrbe
m’u dogjën këmbët, kam Etje:
me të vdekurit pi raki rrushi. Verë.
E rrokullisemi natën deri në mëngjes
mbi varrin e Baba Shehut:
për “ilaç” (barë, mjeksor)...
(Zgjimi im
athua është ëndërr)
Një varg të Khajamit lexoj për t’njëmitën herë
s’do lexoj më libra. S’do shkruaj poezi.
Unë, nuk jam poet.
Aspak e jashtëzakonshme Lindja, as Vdekja.
Rrugë e gjatë deri te poezia, e prapë:
vargu duhet të vjellë flakë
s’ka lumë pa dallgë.
Vdes për të lindur
Dua një varg, vetëm një varg!..
(Shenjat e Kiametit)
Urrejtja na i ka mbyllur sytë
Dexhalli, i tërheq me kërpesh përqafe.
Njerëzit, o Zot! I shoh pa kokë.
Dexhalli, i tërheq rrugës zvarrë
Në Ferr. Ose, Parajsë...
(Vargu im nuk
tremb Diellin)
Më zgjon nga gjumi
vargu im.
Gjithemonë në Lis
shtie rrufeja.
Gjarpëri le të digjet
flakë!
Kufomën time
le ta marrin mjegullat.
Vargu im
nuk e tremb Diellin...
(Qentë me zgjebe lehin
në poezitë e mia)
Qentë me zgjebe tremben - lehin pas porte
Natën vonë, kur dëgjojnë zgjimin e tyre.
Qentë me zgjebe, lehin pas porte: në poezitë e mia...
(Frikën s’e dua se
nuk është e Imja)
Heshtni, në dhomën time fle Poe. Dhe, Anabel Li!
Vargjet e mi, le t’i ëndrrojnë të Pagjumët
Do të vdes në shtratin e Lumit.
Frikën s’e dua, se: nuk është e Imja...
libri: LOJA E SYVE, Prishtinë - Shkup, 1971 - 1995).