Zbardhet rasti me djegien e makinave në Kumanovë, autori është arrestuar

Kumanova

Zbardhet rasti me djegien e makinave në Kumanovë, autori është arrestuar

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 11:30
Ilustrim

MPB Maqedoni njofton se sot (05.12.2024) në ora 01:10 në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, pas informatave të marra paraprake operative dhe koordinimit të SPB Kumanovë me Departamentin e Policisë Kriminale pranë Byrosë për Siguri Publike dhe SPB Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup e kanë arrestuar personin F.A.(35) nga Kumanova.

Nga MPB thonë se ai dyshohet se më datë 02.12.2024 në Kumanovë ka djegur tri vetura të udhëtarëve dhe një objekt afarist.

“F.A është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor Kumanovë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat