Kreu i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka folur rreth gjendjes pandemike në komunën që ai udhëheq.
Mes shumë çështjesh të diskutuara, ai foli edhe për masat e qeverisë, duke i quajtur si të pamenduara.
Tahiri shtoi se shpreson që nga data 19 Prill gastronomia t’i kthehet punës së zakonshme.
“Unë kam qenë kundër masave. Ishin të pamenduara. Shikoni, nuk janë vetëm pronarët që humbin. Kamarierët, shankistët, kuzhinierët e të tjerë, me këto masa marrin vetëm gjysmën e pagës, që do të thotë se atyre u duhet të gjejnë borxh, për të kaluar pjesën tjetër të muajit”, tha Tahiri..